• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Bashkëshorti e shtyn 55 vjeçaren nga shkallët dhe e mban me këmbë të thyer në shtëpi për 6 ditë
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Bashkëshorti e shtyn 55 vjeçaren nga shkallët dhe e mban me këmbë të thyer në shtëpi për 6 ditë

22 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 55 vjeçare e cila dhunohej nga bashkëshorti, prej 6 ditësh ka qëndruar me këmbë të thyer në banesë.

Sipas informacioneve mësohet se Diana Mulla, është shtyrë nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla, në shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Mësohet se ai e ka mbajtur në banesë deri ditën e djeshme, e më pas e ka çuar në spital, aty ku e dhunuara ka treguar për bluzat e bardha se bashkëshorti e ka shtyrë.

55 vjeçarja ka probleme shëndetësore, ku ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra, pra konsiderohet si person invalid. Ajo tregon se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës.

Denoncimi u bë sot prej saj në uniformat blu, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.

Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë më familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.

Ndërkaq bluzat e bardha konfirmojnë se për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet 55 vjeçarja, mund ta ketë të pamundur përdorimin e këmbës së djathtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA KORÇA/ Ambasadorja franceze: Ka akoma shumë punë për të bërë për luftën kundër korrupsionit
Previous article ZGJEDHJET PËR KRYETARIN/ Deputetët e PD: Rizgjedhja e Bashës, një farsë

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT