30 vjeçari Enea Zylfullari ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit pas një konflitkti të çastit me një 16 vjeçar.
Enea Zylfullari është qëlluar më shumë se 5 herë me thikë nga 16 vjeçari duke marrë plagë të rënda. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ngjarja, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.
Ndërkohë policia e Elbasanit falë ndërhyrjes së shpejtë ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P.