• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RENDE/ 67-vjeçarja vdes nga i ftohti, familjarët: I kishte paguar dritat! OSHEE: Ishte debitore
Home
Aktualitet
Kronikë

E RENDE/ 67-vjeçarja vdes nga i ftohti, familjarët: I kishte paguar dritat! OSHEE: Ishte debitore

28 January, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vdekjen e një 67-vjeçareje në fshatin Ferras të Fierit. Deputetja e këtij qarku Eralda Tase thotë se Liljana Sema u gjet e vdekur pasi kishte ndërruar jetë nga i ftohti. Deputetja akuzon institucionet dhe thotë se nuk kanë reaguar për njerëzit në nevojë në ditët që Shqipëria ishte e mbërthyer nga moti i ftohtë.

“Liljana Sema 67 vjeç, nga fshati Ferras të Qarkut Fier, humb jetën tragjikisht nga i ftohti. Trupi i pajetë i 67-vjeçares u gjet në kasollen e saj të pandriçuar, të pangrohur dhe pa rezerva ushqimore. Ajo që më shkon ndërmend është që tashmë është bërë metodologji kjo mbyllja e institucioneve apo e njerëzve në shtëpi. E ndjera Liljanë sot do të ishte gjallë nëse dikujt që rri në zyrë do t’i kishte shkuar ndërmend që atje jashtë ka njerëz si Liljana që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Janë këta njerëz që Rama i burgosi në fillim kur erdhi në pushtet për të vendosur rendin e tij të hekurt ndaj kriminelëve fatkeq që kanë vetëm shpirtin e tyre dhe asgjë tjetër”, u shpreh gjatë postimit në rrjetet sociale deputetja Tase.

Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se Liljana Sema u gjet e vdekur në banesën e saj para 3 ditësh. Nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se shkaku i humbjes së jetës ka qenë i ftohti që mbërtheu Shqipërinë gjatë Janarit.

67-vjeçarja jetonte e vetme në banesë dhe në kushte shumë të këqija, pa dyer e pa dritare. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve, por askush nuk kujdesej për të. 67-vjeçarja ushqehej me paratë që fitonte pasi mblidhte kanaçe dhe merrte vetëm një pension 70-mijë lekë.

Çfarë kanë deklaruar familjarët

Djali i të ndjerës, Kushtrimi, ka treguar se i patën kërkuar autoriteteve përkatëse që në banesën ku jetonte 67-vjeçarja të lidhej të paktën një llambë. Ai ka thënë se mamaja e tij i kishte paguar dritat, ndërkohë që OSHEE pretendon ndryshe.

“Para 10 ditësh isha këtu, bëra sherr për dritat që të më lidhnin të paktën një llambë. Mamaja ime ka pasur një pension 70 mijë lekë. Mblidhte kanaçe dhe punonte tek fqinjët nxirrte ndonjë lekë. Unë vetë sa kisha mundësi kam dhënë. Se me një rrogë që marr unë si roje që jam, nuk na dilte as rruga, as ardhja. Ilaçet të paktën ia paguaja unë. Vuante nga zemra, tensioni edhe mosha i dha të gjitha efekte. Ajo i ka paguar dritat deri në muajin Dhjetor. Ata thonë që nuk i kanë paguar dritat. Unë i kam të gjitha faturat”, u shpreh djali.

Ndërkohë vëllai i Liljanës është shprehur se e ka gjetur të ngrirë motrën e tij.

 “Unë jam vëllai i Liljanës dhe e gjetëm të ngrirë nga të ftohtat. Na kishin prerë dritat. Ajo nuk kishte lekë për të paguar. Këtu janë biznesmenë edhe nuk paguajnë kurse motrës sime erdhën dhe ia prenë. Hajdeni shikojeni edhe brenda. Unë e gjeta të ngrirë. Doktori tha ka ngrirë nga i ftohti”, tha vëllai i viktimës.

E motra e viktimës tregoi nga ana tjetër të gjitha vështirësitë që kishte kaluar Liljana Sema.

“Motra u martua bëri 3 fëmijë. Shumë me kushte të vështira. Me burrë të sëmurë. Vetë ka qenë e sëmurë gjithë jetën. Motra ime ka mbledhur kanaçe nëpër rrugë. Ajo ka ndërruar jetë në atë kasollen atje. Nga i ftohti ka vdekur motra ime atje”, tha ajo.

Sqarimi i OSHEE

Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko, ka thënë se kontrata për objektin ku banonte zonja ishte debitore. Sipas tij, në banesën në fjalë nuk ka jetuar njeri dhe këtë e kanë raportuar punonjësit që  merren me matjen e sahatësve të energjisë elektrike.

“Dua të sqaroj se kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja në fjalë është debitore edhe aktualisht që po flasim. Ka qenë debitore për një periudhë të gjatë. Ka lidhur një aktmarrëveshje në vitin 2018 të cilën e ka ndërprerë në Janar 2020. Është bërë aktive në muajin Mars dhe është ndërprerë përsëri në muajin Dhjetor të 2020. Pra ka një periudhë mbi një vit e ndërprerë. Nga ana e punonjësit të OSHEE që bën leximin e sistemit të matjes është raportuar objekt i mbyllur dhe nuk banon njeri pasi objekti ka qenë i mbyllur kur punonjësi shkon për leximin e sahatit. Dua të sqaroj se nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjar ose nga asnjë i afërm për lidhje të energjisë për këtë periudhë”, tha Fasko.

Në shtëpinë në fjalë kanë shkuar edhe institucionet e Bashkisë Fier dhe grupet e verifikimit të dëmeve në terren si pasojë e përmbytjeve të 12 Dhjetorit në Fier, por edhe pse janë njohur me rastin në fjalë nuk është marrë asnjë masë. Po ashtu, e ndjera nuk kishte marrë asnjë ndihmë për strehë apo përkrahje sociale.

67-vjeçarja vdes nga i ftohti, familjarët: I kishte paguar dritat! OSHEE: Ishte debitore, në objektin ku rrinte nuk jetonte njeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË DOJA TA RRISJA..."/ Kryeministri hungarez: Duam të rrisim furnizimet me gaz rus
Previous article COVID-19/ “DW”: Gjermania drejt vaksinimit me detyrim të popullatës, shkaqet pse po ecet në këtë rrugë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT