Gilmando Dani, pjesë e grupit Shullazi i ka kujtuar gjyqtares Albana Boski për t’u tërhequr nga gjykimi i çështjes pasi sipas tij ajo ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.
Gjyqtarja Boksi, e cila tashmë është kryesuese në këtë proces, është shprehur “Faleminderit për paralajmërimin”. Ndërkohë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Blerim Shullazit për përjashtimin e Saida Dollanit nga trupi gjykues.
Seanca është shtyrë për në datën 24 qershor, në orën 11:00 pasi KLGJ akoma nuk ka caktuar gjyqtarin e tretë në këtë çështje. Pritet që Apeli për Krime të Rënda të shqyrtoj kërkesën për përjashtimin e Albana Boksit.


