• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E QËLLOI PARA MEJE”/ Shitësja e luleve rrëfen vrasjen e Artan Santos: Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin
Home
Aktualitet
Kronikë

“E QËLLOI PARA MEJE”/ Shitësja e luleve rrëfen vrasjen e Artan Santos: Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin

23 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Valbona, e cila për 20 vite ka shitur trëndafilat e mbjella në kopshtin e saj, në rrugët e Bllokut në Tiranë, rrefën ngjarjen që tronditi Shqiperinë në vitin 2014.

Ajo tregon se Artan Santo, drejtori i një banke në atë kohë, i cili u vra teksa shkonte në punë, ishte një prej klientëve të rregullt të saj.

Valbona e vlerëson Santon si të sjellshëm dhe shumë të edukuar, dhe nuk harron traumën qe perjetoi, pasi vrasja ndodhi shumë pranë vendit ku shiste trendafilat

“Më shumë përshtypje më ka lënë Artan Santo, ishte njeri i kulturuar me edukatë. Blinte lule, sidomos të shtunave që ishte dhe me familjen, merrnin lulet e freskëta dhe i kanë blerë gjithmonë tek unë. Nuk e dija që ishte drejtor banke.

Pastaj kur e kam parë në televizor kush ishte, thashë ky njeri kaq i madh blinte lule në rrugë dhe ishte kaq i sjellshëm. Fliste sikur ishte rritur në katund me ne, ishte me shumë kulturë dhe i respektueshëm. As dhuratë nuk pranonte t’i jepje, gjithmonë të jepte paratë.

Kisha dalë si përditë aty dhe dëgjova të shtënën, i thashë burrit që ndodhi një vrasje. Ai ishte në kafe pak më lart. Nuk e dinim kush ishte vrarë. Ishin tronditur dhe fëmijët se të gjithë gazetarët dhe kamerat kishin kapur mua dhe kisha dalë në çdo stacion televizv. Erdhi policia bllokoi zonën dhe unë ngela aty deri në fund. Mbeta aty me kovat me lule pasi më thanë të mos lëvizja dhe t’i prekja lulet.

Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin. Shumë ditë më vonë pësova si ankth më dukej sikur do ndodhte prapë. Qytetarët e Tiranës merrnin lule për atë dhe i vendosnin te vendi ku u vra, aty e kuptova kush ishte ky njeri. Dhe kjo punë zgjati një vit”, tha ajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI DHE FOTO/ Zhduket 17-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe, policia thirrje për ndihmë
Previous article ÇMONTOHET RRJETI I KOKAINËS NË SPANJË/ Sekuestrohen dy ton drogë kolumbiane, trafikantët të lidhur me mafien shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT