Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, se pse qytetarët duhet t’i beosjnë Lulzim Bashësnë zgjedhjet e 25 prillit.
Ai ka përmendur disa nga arritjet e qeverisë Berisha nga viti 2005 në vitin 2013, si anëtarësimi në NATO, Rruga e Kombit e deri te TAP-i, ndërsa shtoi se vetëm me këtë fjali ai e rrëzon Edi Ramën.
“Gjëja më e lehtë është të bëhemi cinikë dhe të themi asgjë nuk ndryshon. Sot jemi më mirë se 30 vite më parë, kjo tregon që vendi ka potenciale. Jemi një vend që pot ë ketë një qeveri qeë i ka idetë e qarta, ka mudnësi të bëhen disa gjëra. Nuk mund të thuash të gjithë janë njësoj. Kryeministri s’ka mbajtur asnjë premtim. Me një fjali të vetme unë i them që s’ka mbajtur asnjë premtim.
Futja në NATO, Rruga e Kombit, heqja e vizave, tunelin e Elbasanit, TAP-in. Këto bëri qeveria nga 2005 në 2013. Me një fjali e rrëzoj unë Edi Ramën. Ka një shpresë dhe kjo shpresë është koalicioni ynë dhe PD”, tha Basha.


