• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E PRITËM ENDRITIN TË DILTE NGA VILA E VIP-AVE”/ Çfarë bisedoi Dumani dhe Hoxhaj, sa para morën nga 500 mijë eurot që ju ofroi Martinaj
Home
Aktualitet
Kronikë

“E PRITËM ENDRITIN TË DILTE NGA VILA E VIP-AVE”/ Çfarë bisedoi Dumani dhe Hoxhaj, sa para morën nga 500 mijë eurot që ju ofroi Martinaj

19 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje nga dosja e SPAK për Ervis Martinajn, pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të arrestuar në Fier një muaj më parë.

Dumani në dëshminë e tij ka thënë se ka marrë porosi nga Martinaj për të vrarë Endrit Doklen, “punë” për të cilën i janë ofruar 500 mijë euro, ku 100 mijë euro i ka marrë parapagim.

Në dëshminë e tij Dumani thekson se se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy shtetas një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

Nga hetimi është bërë e mundur që të identifikohet se shtetasi Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Ervisi.

Gjithashtu në lidhje me këtëb porosi të Martinajt, ka dëshmuar edhe Henrik Hoxhaj, të cilit i ishte lënë porosi nga Dumani që të gjente se ku ndodhej Endrit Dokle.

Hoxhaj thotë në dëshminë e tij se ishte ai që kishte për detyrë të gjente se ku rrinte Endrit Dokle, pasi Nuredini ishte fshehur pasi kërkohej nga policia për disa vrasje.

Në rrëfimin e tij Hoxhaj deklaron se në bazë të informacioneve që kishte marrë arriti të zbulonte se Endrit Dokle jetonte në një vilë në kompleksin e njohur në Tiranë si “Rolling Hills”, pranë TEG.

Sipas tij gjetja e Dokles ishte e vështirë, pasi ai shfaqej shumë rrallë në publik, dhe në ato raste lëvizten men një makinë të blinduar tip “Toyota”.

Por ekzekutimi i Dokles dështoi, pasi siç thotë vetë Hoxhaj, ai ishte një objektiv mjaft i vështirë, prandaj bashkë me Dumanin vendosën që ta linin pezull këtëb porosi, edhe pse kishin marrë parapagim 100 mijë euro.

“Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”, ka dëshmuar Henrik Hoxhaj para prokurorëve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE PËRTEJ ASAJ QË MUND TË BËNTE NJË FANS"/ Luana Vjollca bën rrëfimin tronditës: Arrita të vrapoja
Previous article LUFTA/ Amerika do të ofrojë 100 milionë dollarë për Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT