Protestës në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i është bashkuar edhe analisti Fatos Lubonja, i cili ka folur në skenën e improvizuar.
Lubonja tha se Rama ka krijuar një pushtet të rrezikshëm, i cili gjeneron paratë e krimit dhe anasjelltas. Lubonja tha se në këtë krim (prishja e teatrit) janë katër lloj përrgjegjësish, duke pranuar që të gjithyë qytetarët duhet të kishin bërë më shumë për ta mbrojtuar atë godinë.
“E kam përjetuar shumë shembjen e atij teatri, si një shembje ndaj dinjitetit tonë, ndaj lirisë tonë, ndaj dëshirës tonë për të jetuar në paqe dhe demokraci. Shoh gjithë këta njerëz dhe nganjëherë bashkimi të krijon ndjenjën e fuqisë, por këtu kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme. Bashkë me entuziazmin secili nga ne duhet të ketë një projekt në kokë për të çliruar vendin nga kjo bandë kriminale. Për të nxjerrë. Mendoj se padyshim që ky proces do të çoj tek kryetari i bandës, që është Edi Rama, dhe jo vetëm, por edhe tek shkatërrimi i gjithë mëekanizmit të pushtetit që ai ka ngritur, duke përdorur paratë e krimit për të gjeneruar pushtet, dhe të mbajë pushet për të gjeneruar para në mënyrë ciklike. Rama e ka futur krimin në politikë dhe ekonomi. Prandaj ne kemi përpara një pushtet shumë të rreezikshëm. Për ta mbyllur , bashkë me kërkesën që këta të shkojnë para ligjit, na duhet të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin brenda nesh, të poshtëruar me këtë akt. Rindërtimi i atij teatri është rimarrja e traumës që na ka shkaktuar kjo bandë. Nëpërmjet atij teatri mund të bëhet edhe një gjyq për të dënuar krimet e kësaj bande kriminale. Duam një Shqipëri ku e mira të jetë shumica. Në këtë krim, ka katër lloj përgjegjësish:
Juridike, seopse janë shkelur ligjet.
Politike e atyre që kanë mbështetur këtë bandë kriminale
Morale e atyre policëve dhe atyre me fadromë që shembën teatrin.
Përgjegjësia e të gjithëve ne që nuk kemi bërë aq sa duhet për ta mbrojtur atë teatër”, tha Lubonja.


