• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PRANON HAPUR/ Arben Ristani: Dua që PD ta marrë pushtetin pa LSI. Jam kundër aleancës së qelbësirave që donin të rrëzonin Berishën
Home
Politikë

E PRANON HAPUR/ Arben Ristani: Dua që PD ta marrë pushtetin pa LSI. Jam kundër aleancës së qelbësirave që donin të rrëzonin Berishën

2 October, 2020 F.autor Politikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar se do të donte që në zgjedhjet e 25 prillit PD ta merrte pushtetin e vetme dhe jo në koalicion me LSI-në.

“Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.

Por ne nuk i përkasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave”, tha Ristani.

Gjatë intervistës në Report Tv, i pyetur për të larguarit nga PD, Ristani u shpreh se i vjen keq që Jozefina topalli nuk është përfshirë në lista, ndërsa shtoi se do të preferonte që jo vetëm Topalli, por edhe disa kontribues të tjerë të vjetër të PD, të ishin në këto zgjedhje.

“Unë do kisha preferuar që jo vetën Topalli por edhe disa kontribues të vjetër të PD qtë kishin qenë në këto zgjedhje e ti përballonim së bashku.

Unë jam një natyrë që vështirë t’i prish marrëdhëniet me dikë. Kam marrëdhënie të mira, normale. Zonja Topalli është një personalitet në politikën shqiptare, dhe nuk kam qenë unë. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Unë personalisht do të doja të ishim së bashku”, shtoi ndër të tjera ish-deputeti për Report Tv.

Ndërkaq ka folur dhe për kohën kur ka qenë në KQZ, duke theksuar se mendon që nuk ka bërë asnjë “mëkat”.

“Kam pasur fatin që veprimtaria ime,  domethënë jo vetëm e imja e gjithë komisionit, bëhet fjalë për anëtarët e komisionit. Pra KQZ pati fatin në atë kohë që vendimet e tij u ankimuan. Ka patur një kontroll, që gjykatat kanë gjykuar atë që gjykuam ne. Vendimin e zgjedhjeve janë konfirmuar nga sistemi gjyqësor. Vota në kuti të gabuar sot është në kuti të ligjit. Unë bashkë me komisionin kemi vlerësuar se vota në kuti të gabuar është e vlefshme për këtë jemi kontestuar por sot e ke të shprehur në ligj se vota në kuti të gabuar është e vlefshme. Socialistët i menaxhojnë zgjedhjet me komisionerët e tyre. S’ka pasur kontestim me asnjë komisioner atëherë”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KËRKOJNË 3 KLUBE GREKE/ Ja ku pritet të transferohet Ergys Kaçe
Previous article HABIT Alibeaj: Rama po na provokon. Mund të ketë revoltë

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT