• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Presidenti Meta vlerëson Kardinalin Ernest Simoni (Troshani) me dekoratën  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”(VIDEO-FOTO)
Home
Shqipëri

E PLOTË/ Presidenti Meta vlerëson Kardinalin Ernest Simoni (Troshani) me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”(VIDEO-FOTO)

29 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta merr pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur nga Arqepshkvi Metropolitan i Firences, Kardinal Giuseppe Betori në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Presidenti Meta vlerëson Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Fjala e plotë e Presidentit Meta

Motivacioni: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.Meta: Shumë i lumtur që ndodhem në Kishën e Shna Ndout, në shtëpinë e Zotit, në këtë vend të shenjtë pelegrinazhi, një nga kishat më të dashura, për të gjithë.Meta: Jemi mbledhur në kishën simbol të qëndresës dhe të lutjeve, për të nderuar së bashku Kardinal Troshanin

“Kardinal Troshani një nga simbolet e gjalla të qëndresës dhe të lutjeve, një personalitet i spikatur i besimit katolik.

Kardinal Troshani, promovues universal i vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare.Meta: Kam vendosur të nderoj Kardinalin e shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.Meta: Kjo dekoratë me emrin e madhështorit e të pavdekshmit Heroit tonë Kombëtar, “shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët”, siç do të shprehej Fan S. Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani

Kardinal Troshani përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit

Kardinal Troshani ia ka kushtuar jetën dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze, në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit.

Kardinali Troshani, ndër dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikëve shqiptarë, që u persekutuan mizorisht, u dënuan dhe u martirizuan.Meta: Kardinali Troshani, simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave e idealeve kombëtare kur mbi Shqipërinë tonë qëndronin retë e zeza të diktaturës.Meta: Në vitin ’63 Kardinal Troshani guxoi heroikisht të mbante një meshë në kujtim të presidentit të vrarë të SHBA, Xhon Kenedi.Meta: Ky veprim, simbol i besimit, i paqes, i respektit dhe i lirisë u ndëshkua ashpër me dënimin me vdekje dhe më pas me 25 vjet burgim për Dom Troshanin.

Falenderojmë Zotin, që Kardinali Troshani është sot mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën regjimin komunist

Kardinal Troshani, bariu që me fjalët dhe veprat e tij vijon ende të na inkurajojë për të ecur drejt udhës së atyre vlerave shpirtërore njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare.Meta: Shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës mbështetjes e përkrahjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, janë shumë të rëndësishme dhe do të mbeten të tilla edhe në të ardhmen

Faleminderit Fort i nderuar Eminencë Kardinal Xhuzepe Betori, që erdhët në Shqipëri posaçërisht për të nderuar at këtë ceremoni të vecantë për Kardinalit tonë të dashur Troshani.

Live nga Kisha e Laçit

Live nga Kisha e Laçit

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 29. Mai 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çudi, edhe kur kafeja kushton lirë sërisht mund të ta hedhin turinjve (VIDEO)
Previous article 10 qytetet më të pasura – ja sa janë pagat ne Cyrih, New York, Sidnej….

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT