• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Kuvendi mblidhet sot për luftën në Ukrainë, opozita pritet të votojë pro rezolutës që dënon agresionin rus
Home
Politikë

E PLOTË/ Kuvendi mblidhet sot për luftën në Ukrainë, opozita pritet të votojë pro rezolutës që dënon agresionin rus

7 March, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë parlamentare për të votuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës, e cila prej gati dy javë është sulmuar nga Rusia.

Ndërkohë burime për Panorama nga grupi parlamentar i PD bëjnë të ditur opozita do të votojë pro rezolutës, pasi është një draft i përbashkët i hartuar fillimisht nga Kreshnik Çollaku.

Rezoluta

Duke u bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe
dokumentat e OSBE-së që e kanë pasuar atë, Memorandumin e Budapestit të vitit 1994
mbi Garancitë e Sigurisë lidhur me aderimin e Ukrainës në Traktatin e Mos-përhapjes së
Armëve Bërthamore, Marrëveshjet e Minskut të vitit 2014 dhe paketën e masave në zbatim të tyre të nënshkruar në vitin 2015;

Duke shprehur shqetësim te thellë për faktin se vlerat e bashkëjetesës paqësore mes
popujve, demokracia dhe të drejtat e njeriut, të promovuara në Evropë dhe në botë, pas
Luftës së dytë Botërore, janë cënuar rendë nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës;

Në mbështetje të sovranitetit, tërësisë territoriale dhe zhvillimit demokratik të Ukrainës;

Në mbështetje të plotë qendrimit të vendeve të tjera në të gjithë botën, që aspirojnë e
mbrojnë vlerat demokratike, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme e
të sigurisë të Bashkimit Evropian, përfshirë vendimet e Bashkimit Evropian për masa
shtrënguese;

Në respekt dhe nën përgjegjësinë të rolit të Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit
të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023;

Duke marrë në konsideratë rrezikun e ndikimit në rajonin tonë të agresionit rus në Ukrainë me pasojë demotivimin e perspektivës euroatlantike të rajonit për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e
Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon
rendin ndërkombëtar, duke shkelur hapur dhe në mënyrë flagrante Kartën e Kombeve të
Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, Memorandumin e Budapestit, Marrëveshjet e
Minskut, si dhe një sërë dokumentesh të tjerë ndërkombëtarë dhe dypalësh që Rusia ka
firmosur me vullnet të lirë.

Nxit dhe mbështet veprimtarinë diplomatike dhe masat e marra nga qeveria shqiptare, në
bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, në mbështetje të sovranitetit të
Ukrainës dhe të parimeve të sigurisë evropiane dhe rendit global të marrëdhënieve midis
shteteve.

Mbështet sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmara nga partnerët
strategjikë ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.

Bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës nga Federata ruse në
Ukrainë dhe për tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga territori i Ukrainës sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Dënon me forcë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, duke vlerësuar se aktet kundër
civilëve të pafajshëm janë krime lufte dhe se shkaktarët e këtij agresioni duhet të përballen me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kuvendi i kërkon Qeverisë që:

Të vazhdojë angazhimin, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe
partnere në NATO, BE, KS të OKB, OSBE, KiE, në rajonin e Ballkanit dhe me partnerë
të tjerë, në mbështetje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane;

Të forcojë me prioritet përpjekjet për integrimin evropian të vendit dhe rajonit si mbështetje e pazëvendësueshme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI BASHKINË E SHKODRËS/ Berisha: Rezultati u arrit në kushte të vështira, Basha i vetmi demokrat që...
Previous article REZULTATI NË ZGJEDHJE/ Deputetët e PD refuzojnë të flasin. Salianji: Ditë e tmerrshme

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT