• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTE/ KOTZIAS: Prishja e ndërtesave në Himarë, zgjedhje e zgjuar. Çështja Tahiri…
Home
Breaking News

E PLOTE/ KOTZIAS: Prishja e ndërtesave në Himarë, zgjedhje e zgjuar. Çështja Tahiri…

28 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Nikos Kotzias

Mendoj se është shumë e mençur që vazhdimi i “shembjes” së ndërtesave në Himarë, ta them në mënyrë të sjellshme, nuk u zbatua. Mendoj se është një zgjedhje e mençur e palës shqiptare që i ndihmon negociatat.

Së dyti: Sa i përket akuzës se u përfshimë në problemet e brendshme të Shqipërisë: Ne folëm për të drejtat e njeriut. Kemi këtë problem: minoriteti grek nuk është njohur nga ligji shqiptar. Është i njohur nga Drejta Ndërkombëtare me marrëveshjet e vitit 1921. Vetë krijimi i shtetit shqiptar shoqërohet me njohjen e këtyre të drejtave.

Pastaj erdhi Enver Hoxha, i cili sipas mendimit tim, “socializoi” pronën individuale dhe e socializoi atë, e bëri pronë të përbashkët sipas stilit të revolucionit kulturor të 1968-ës në Kinë. Domethënë u socializua prona e vogël dhe e mesme. Dhe në këtë mënyrë mori dhe nga minoriteti pronën e saj.

Gjithashtu, nëse mbante një politikë të mirë ndaj minoritetit, sipas normave të regjimit të tij, e kufizoi minoritetin grek vetëm në zona të caktuara dhe lejoi të regjistroheshin në gjendjen civile si minoritet grek vetëm ata që jetonin në ato zona.

Ligji i ri për minoritetet në Shqipëri do të gjykihet nga Europa. Si vend anëtar i Europës, kemi qëndrimin tonë dhe e shprehim në Bashkimin Europian.

Ligji i dha shumë të drejta jo një minoriteti, siç njihet nga e Drejta Ndërkombëtare që nga 1921, por 9 minoriteteve, qofshin etnike qofshin etno-gjuhësore.

Në radhë të parë është një ligj i mirë. Prandaj ne thamë se është një hap përpara. Cila është difekti i ligjit dhe që për ne është një hap prapa sa i takon minoritetit të madh; sepse ruan përsëri zonat. Do të më thotë një politikan shqiptar i drejtë: “Për çfarë zonash? Ne themi se minoritet ka kudo në Shqipëri”. Po, por ligji bën një gjë: i referohet minoriteteve duke u bazuar tek regjistri i gjendjes civile.

Regjistrat p.sh. në Himarë, nuk lejonin që të regjistrohej minoriteti grek. Në këtë mënyrë, edhe pse ligji është liberal dhe i mirë, pikënisja e tij është përsëri regjistri i gjendjes civile, duke përsëritur problematikën që kishte minoriteti grek në regjimin e Enver Hoxhës.

Përshembu, e dini që ish kryetari i Omonias, i forumit të minoritetit grek, nuk është i regjistruar si minoritar sepse ishte nga Himara dhe në Himarë ia ndalonin të regjistrohej si minoritar.

Ky është problemi për të cilin flasim: Nëse vërtet bëtë një ligj të mirë, por në vend të vetëdeklarimit të qytetarëve, domethënë të deklarojë  turk, grek, shqiptar, çfarë të dëshirojë secili, ligji parashikon identifikimin në bazë të regjistrave të gjendjes civile. Por kjo është vendosur që në kohën e Enver Hoxhës, që ndaloi regjistrimin jashtë zonës minoritare. Kjo është çështja dhe ne mendojmë se është e padrejtë. A e dini se sa është popullata greke në Himara? Vetëm shikoni ndërtesat që janë duke u shembur.

Dhe problemi i dytë – prandaj iu referova Hoxhës që “socializoi” këto shtëpi – është se pas rënies së regjimit, nuk u dhanë për to tituj pronësie. Dhe ata thonë sot “ju nuk keni një titull pronësie” ose “hajde t’ju japim një kompensim të vogël”. Ka një zgjidhje, por unë nuk do ta imponoj. Por si individ, si qytetar, jo si ministër, them se zgjidhja është t’i japësh të njëjta sipërfaqe toke në një vend tjetër, për t’u dhënë mundësinë e aktivitetit ekonomik. Nuk është e nevojshme të shkosh në qershor me fadroma që t’u prishësh banorëve ndërtesa turistike. Si do jetojë tjetri?!

Sidoqoftë, ne besojmë se duhet të ketë një mirëkuptim më të mirë me minoritetin grek, më shumë respekt dhe të mos i japim ushqim atyre që mendojë, unë nuk bëj pjesë tek ata, se duan të shkulin minoritetin grek nga Shqipëria.

Pra, duhet ta mbrojmë. Minoriteti grek është urë miqësie mes Greqisë dhe Shqipërisë, siç janë dhe emigrantët shqiptarë këtu në Greqi.

Kemi fatin si familje që të punojë një herë në javë në shtëpinë tonë një grua nga Shqipëria, të cilën e kemi si vajzën tonë. Kam fatin të jem pedagog dhe të shoh shpesh që ndër 10 studentët më të mirë, gjysmat të jenë shqiptarë. E njëjta gjë ndodh edhe me masterat. Shqiptarët zenë në total 5 përqind të studentëve, por mes atyre që veçohen, janë tek 50%.

Në Evropë, është normale të diskutohen të drejtat e minoriteteve, të drejtat e njeriut, të drejtat e pronësisë. Siç e dini në Këshill, këto kanë hyrë si kushte. Janë pesë kushte. Komisioni, po ju kujtoj të gjithëve, shkoi me një kusht në Këshill. Por Komisioni nuk është e mbifuqishme. Jemi dhe ne. Në Këshill ministrat vendosëm pesë kushte. Në Komisionin kjo nuk u pëlqye, donin vetëm një kusht, por u përfshinë të pestë.

Për ato pesë kushte, çdo vend anëtar ka të drejtë të shprehë mendim nëse ato janë zbatuar apo jo. Dhe nga pesë kushtet që të hapen negociatat me Shqipërinë, njëra është ajo e të drejtave të minoriteteve. Pra është logjike që të kemi qëndrimin tonë.

Gjithashtu, kushti i dytë është mbrojtja e pronës. Në Himarë kemi dhe çështjen e pronave të minoritetit. Dhe ne rreth kësaj u shprehëm. Ajo që ndoshta nuk e vunë re miqtë e mi shqiptarë, por mendoj se e vunë re më vonë, është se me shumë kujdes, këtu me përfaqësuesin zotin Genimata, shkruam atë që thuhet. Nuk thamë se ky është mendimi ynë dhe shtuam se “shpresojmë të mos ndodhi kjo”. Kjo është e qartë në greqisht.

Mua nuk më pëlqen të ushqej përplasjet. Prandaj që nuk iu përgjigjëm deklaratës së ministrisë së jashtme shqiptare. Nuk them se meqenëse jemi më të fuqishëm, duhet të na bindeni. Përkundrazi, kemi më shumë përgjegjësi. Prandaj nuk i përgjigjem gjithmonë deklaratave të ministrive të tjera të jashtme.

Për mua politika e jashtme nuk është përplasja mes dy njerëzve të zemëruar mes të cilëve unë duhet të shaj më shumë apo të ngre më shumë zërin. Kur e kuptoj se gjërat nuk shkojnë mirë, këtë duhet ta përballoj me më shumë durim, gjakftohtësi dhe maturi.

Prandaj mendoj se edhe nëse ka shkëmbime deklaratash të forta për të cilat nga ana jonë nuk i japim përgjigje, ndërmjetësimet mund të bëhen. Madje dua t’ju them dhe diçka; rezulton se ne duhet t’i mbyllim çështjet e hapura. Sepse nëse nuk i mbyllim, çdo ditë na del nga një problem i ri.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEUTA në kaos/ Pas refuzimit të dorëheqjes së MAGANIT, priten përjashtime të lojtarëve
Previous article Montella: Luajtëm të barabartë , Higuain bëri diferencën

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT