• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Kompanisë së Arbër Çekajt iu kap në 2015… 90 kg kokainë në Ekuador!
Home
Sociale

E PLOTË/ Kompanisë së Arbër Çekajt iu kap në 2015… 90 kg kokainë në Ekuador!

4 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zbulohen detaje të reja për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”. Arbër Çekaj rezulton i njohur për hetuesit shqiptarë, pasi burime për Report Tv pohojnë se iu sekuestrua një ngarkesë me 90 kg kokainë në dhjetor të vitit 2015 në Ekuador. Policia ka referuar materialet në prokurorinë e Krimeve të Rënda në datë 22.12.2015 me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin. Në janar të 2016 pas referimit të materiale është shoqëruar me iniciativë të policisë Arbër Çekaj ku ka dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast.

Por nga prokuroria hetimet nuk vijuan dhe cështja u mbyll. Ende nuk dihet se përse prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet, ndërsa pas rreth dy vitesh, pak ditë më parë në kontenierin e kësaj kompanie u sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Për kokainën janë arrestuar administratori i komapnisë dhe shoferi, ndërsa është shpallur në kërkim pronari, Arbër Çekaj. Ai ndodhet në Gjermani, teksa u largua tre ditë para se të mbërrinte ngarkesa. Pronari ka deklaruar se do të vijë në Shqipëri që të përballet me drejtësinë, por deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Edhe babai i tij është shprehur se djali do të rikthehet në Shqipëri.

Dalin të pastër dy kontenierët e tjerë të kompanisë
Kompania “Arbri Garden” kishte tre kontenierë të ardhur me banane nga Kolumbia. E ndërsa e para rezultoi e ngarkuar me 613 kg kokainë, dy kontenierët e tjerë të kompanisë “Arbri Garden” kanë rezultuar të pastër. Kontenierët i janë nënshtruar dy fazave si fizikisht dhe me skaner ndërsa ishin të mbushura po me banane. Kontrolli është kryer në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit ndërsa ReportTv ka mësuar se prokuroria e krimeve të rënda ka zgjeruar hetimet për të arrestuarit dhe personat e dyshuar sit ë përfshirë në këtë trafik.

Si masë paraprake pas sekuestros së kontenierit, kamionit, lëndës narkotike akuza ka kërkuar dhe sekuestro preventive mbi asetet dhe pasurisë së kompanisë “Arbri Garde” për të mos u tjetërsuar. Kjo kompani sipas të dhënave në qendrën kombëtare të bizneseve figuron e krijuar në vitin 2012 ndërsa në hetimin paraprak të bilanceve të saj sipas hetuesve nuk justifikohet rritja e kapitalit me aktivitetin real të saj në treg. Ndërkohë dy të arrestuarit Donaldo Lushaj në rolin e menaxherit të “Arbri Garden” dhe Armando Pezaku vazhdojnë të mbajnë qëndrim mohues në lidhje me dijeninë e tyre për kokainën. Në arrati vazhdon të jetë pronari i saj Arbri Cekaj i cili ka mohuar se ka lidhje me kokainën e gjetur në kontenierin që për llogari të tij nga Kolumbia në Durrës solli ngarkesën me banane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Macron: Qeveria e re gjermane një lajm i mirë për Europën
Previous article Superiorja, Teuta shtang Partizanin. Imiton Beneventon me Milanin

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT