• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ I vuri tritolin hotelit, Çabiri “habit” policinë: S’e dëgjova shpërthimin, isha në makinë…
Home
Breaking News

E PLOTË/ I vuri tritolin hotelit, Çabiri “habit” policinë: S’e dëgjova shpërthimin, isha në makinë…

17 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e plotë e Spiro Çabirit, personit të vetëm të arrestuar nga policia e Sarandës për shkatërimin me tritol të hotel “Bizant”.

Prona ndodhej buzë detit “Jon”, dhe ishte fituar me gjyq nga shtetasi Grek, Dhimitraq Evangjeliu.

Ne vendimin civil të gjykatës Sarandë, thuhet se: “…hoteli Bar-Restorant dy katësh, i kalon në pronësi hipotekore Evangjeliut, me kushtin që ky i fundit ti paguante Spiro Çabirit, një shumë prej 46 mijë euro…”.

Një ditë para se të dilte para gjykatës së Sarandës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, dy prokurorët e dosjes Kledian Llaho dhe Alba Dhima, kanë marë në pyetje Spiro Çabirin në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet.

Çabiri, ka treguar se nuk e ka dëgjuar fare zhurmën e shpërthimit të tritolit në hotelin, ku kishte dalë përpara dy minuta se eksplozivi të shpërthente.

“…kur jam kthyer tek hoteli për të marrë çantën me rroba, jam habitur që e kam gjetur të shkatërruar…unë zhurmën e shpërthimit nuk e ka dëgjuar pasi ndodhesha në makinë dhe kisha xhamat mbyllur”-ka pohuar Spiro Çabiri.

Por kjo deklaratë ka habitur grupin e hetimit, të cilën kanë filluar të dyshojnë ndjeshëm mbi sinqeritetin e të arrestuarit.

Në lidhje me marrëdhniet e familjes së tij me dy bashkëpronarët e tjerë Vangjel Shtuka dhe Dhimitër Evangjeliu, Çabiri ka pohuar se se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me këta shtetas.

E PLOTE/ I vuri tritolin hotelit, Çabiri “mahnit”

Dhimitraq Evangjeliu

Mosmarrveshjet për pronën i kanë bërë objekt gjyqësor dhe çështja civile vazhdon ende, por sipas tij konflikte fizike apo debate nuk kanë pasur.

Më tej gjatë marjes në pyetje, Spiro Çabiri ka treguar se:“…nuk dyshon te asnjë nga këta dy persona apo familjaret e tyre, se mund të kenë organizuar shkatërimin me tritol të hotelit.

Sipas Çabirit, dikush ka dashur ti bëjë dëm atij, por jo ta vrasë pasi këtë do e kishin bërë satësisht.

Çabiri i ka treguar prokurorëve se lidhur me këtë rast ai mendon se dikush ka dashur të ngrinte një kurth, duke e bërë fajtor Spiron, për diçka që se ka bërë.

“…duke ditur gjendjen shëndetsore të babit, kanë shpresuar që kështu të kishim një fatkeqësi të gjithë dhe me këtë formë të realizonin planet e tyre…”-është shprehur Spiro Çabiri.

Më tej në dëshmi Spiro Çabiri ka treguar se mëngjesin e 13 shkurtit 2023, ka qënë në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe motrën. Ka ardhur djali i tij i cili quhet S.Çabiri dhe i ka thënë se ne nuk do të udhëtonin sot për në Angli, Skoci, për arsye se ai i ka thënë se ka provimet në shkollë në Gjirokastër dhe rrezikonte të humbiste vitin.

Sipas tij, djali është larguar përsëri nga shtëpia nuk i tha se ku do të shkonte. Në shtëpinë e tij ka mbërritur Inspektori i Policisë, Bert Çulli dhe një punonjës tjetër dhe e kanë informuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Pasi ka dëgjuar çfarë ka ndodhur është ndier keq dhe ka pasur probleme shëndetsore për shkak të tensionit të lartë. Në lidhje me persona të dyshuar autorë të mundshëm, deklaron se nuk ka asnjë dijeni.

Sipas prokurorisë në orën 05:50 ka dalë nga ambjentet e hotel “Bizant” Sotir Çabiri, duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin.

Pas kryerjes së këtij krimi, e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli, pasi sipas policisë ditën e dielë ata kishin prerë biletat e udhëtimit në nje agjensi në Sarandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK ORE, K*RVË"/ Kristi ofendoi Oltën? Deklarata që po bën xhiron në rrjet
Previous article PAVARËSIA E KOSOVËS/ Kurti: Festa dhe puna në Republikën tonë duhet të shkojnë bashkë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT