• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Delegacioni i deputetëve të Bundestagut “vulos” fatin e zgjedhjeve: Të bëhen më 30 Qershor
Home
Politikë

E PLOTË/ Delegacioni i deputetëve të Bundestagut “vulos” fatin e zgjedhjeve: Të bëhen më 30 Qershor

12 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut që kryesohet nga Josip Juratovic dhe anëtarë të tjerë të  Bundestag-ut mbajtën një konferencë për media ku dhanë mesazhe të qarta për krizën politike në Shqipëri.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Juratovic u shpreh se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 30 Qershor siç e parashikon Kushtetuta.

Ndër të tjera ai u shpreh se në “Shqipëri ka krizë politike apo jo, këtë do ta përcaktojë e ardhmja”.

Gjithashtu ai sqaroi se delegacioni nuk mund të takohej me opozitën jashtë parlamentit duke dënuar bojkotimin e institucioneve. Diplomati i lartë e cilësoi një “sport” për shqiptarët bojkotimin e institucioneve nga ana e opozitës.

Per zgjedhjet vendore a duhet te repsektohet vendimi i Presidentit? a duhet te anullohen zgjedhjet nese do mbahen a do te pranohen?

ne fakt nuk e konsideroj si competence e imja se eshte politike e brendshme. Nga diskutimet e brendshme kam mundur te kuptoj qe ky vend ka nje Kushtetute, dhe kushtetuta eshte baza…Edhe ne Gjermani eshte e njejta gje, Kushtetuta baza e cdo strukture shoqerore. Nese kushtetuta parasheh qe duhet te zhvillohen ne nje moment kohir atehere duhet te zhvillohen ne kete moment. Dhe kete mund ta vendosin te zgjedhurit te bazuar ne kushtetute. Parlamenti eshte organi me I larte I nje vendi si organ perfaqesues. Kjo eshte ideja qe kam une per situaten politike ne vend. Procesi zgjedhor parashikon konkurrencen midis partive politike. secila parti k ate drejten e saj per te marre pjese apo jo, dhe jane zgjedhesit qe vendosin. Mendoj qe zgjedhesit ne Shqiperi jane te mire informuar per ate qe duan apo jo.

pyetja e dyte: nese kjo eshte nje krize politike apo jo e trgon e ardhmja. ne pergjithesi jane parlamentet qe vendosin per celjen e negociatave, kemi nevoje te mbledhim sa me shume argumente per te bindur keto vende qe Shqiperia eshte pjese e BE. Por duhet te flasim hapur, qe jo te gjithe qytetaret ne BE jane entuziaste per nje zgjerim te mundshem te unionit. Por edhe ne rajon e gjeni kete gje. I referohem atyre qe kane droje per kap 23&24. Gjithmone kam thene qe integrimi ne BE ofron nje mundesi te metejshme per demokratizimin e nje vendi dhe nje forme shperblimi per angazhimin. Gjithkush qe pengon procesin e integrimin pengon demokratizim. vendit dhe te tille ka shume. Thirrja ime ndaj demokrateve atyre qe besojne ne demokraci te ofrojne shembuj pozitiv per te pasur ne sa me shume argumente. Ne nje evrope te tille eshte me e rendesishme qe ne demokratet ti qendrojme besnik vlerave tona

Klan TV: perse nuk keni takuar opoziten dhe Presidentin? kur flisni per penguesit e integrimit I referoheni politikaneve shqiptare?

ne programin tone te vizitave pjesa e pare ishte e perqendruar te kontaktet me perfaqesues te parlamentit, ku ishin perfaqesues edhe te opozites. Mund te them qe kane qene perfaqesues te opozites shqiptare, dhe une nuk mund te kerkoj ende parti ku mund te flas. nese do ta bej do te kerkoj OSHC. Parlamenti eshte organi me I larte I nje vendi. Sigurisht qe gjithkush mund te beje protesste por bojkotimi I parlamentit eshte bojkotimi I demokracise. Per mua Parlamenti k ate njejtin shenjteri si Kisha si besimtar  qe jam. Kam pershtypjen qe eshte kthyer ne nje sport te dashur per shqiptaret qe kur nuk me pelqen mund te bojkotoj institucionet. Ne rajon psh per te marre fondet zhvillohen zgjedhjet por nuk arrihet ne formimin e qeverise. Reforma te caktuara jane legjitime dhe duhen te ndermerren nepermjet parlamentit perfshirjes se OSHC. Te rinjte jane te rendesishem. Kur demokracia vihet ne loje ne kete menyre, rinia humb besimin ne demokraci. Dhe mund tju them mire qe ajo qe ndodh eshte qe demokracia shkaterrohet dhe shoqeria radikalizohet.

Per sa i perket pyetjes se dyte ne lidhje me penguesit nuk dua te perjashtoj askend. Duke qene se kam experience ne rajon, ne Kroaci pas fillimit te impelementimit te kap 23 dhe 24 kryeministri I vendit u denua dhe u fut ne burg. Avancimi ne reformen ne drejtesi dhe luften kunder krimit te organizuar jane thelbesore. Celja e negociatave duhet te nise me Kap 23& 24.

Pyetja e gazetarit: Thate qe ne 30.06. 2019 duhet te zhvilluar zgjedhjet, kemi 2 pale. nese ne 30.06.2019 zhvillohen zgjedhjet kush do ta mbaje pergjegjesine per perplasjen qe mund te ndodhe?

Sigurisht qe konfliktet e mundshme eshte pjese e cultures politike te vendit. Une personalisht nuk jam askush qe mund te jape rakomandime, eshte vendi juaj dhe nese do te kete zgjedhje sipas percaktimeve kushtetuese duhet te vendosin shqiptare. Zgjedhjet jane process konkurimi dhe pres qe partite te marrin pjese. Bindja ime eshte qe populli shqiptar di mire cfare deshiron. Shqiptaret duan integrimin europian por do edhe dicka tjeter, duan vende puna me te mira, arsimi, infrastructure me te mire te cilat duhet te jene pjese e debatit parlamentar. Une mund ta perfytyroj mjaft mire sin je burre I moshes time shikon femijen e tij te detyrohet per keto arsye te braktise vendin. Politika dhe partite politike duhet te perballen me keto ceshtje. Ne te gjitha kryeqytetet e rajonit ne Berlin apo Paris e shikojme nje situate te tille. Detyra kryesore e politikaneve eshte te perballen me keto problem dhe te mos perdorin tymosese ne rruge per te arritur qellimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP E TREGON "PA DASHJE"/ Ja plani "sekret" i SHBA-së me Meksikën për emigracionin
Previous article RETROSPEKTIVË/ Na ishte një herë Pallati i PRINC VIDIT në Durrës

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT