• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Apeli zbardh vendimin e plotë për Llallën: Fshehu shpenzimet për shkollimin e vajzës, lindjen e djalit dhe…
Home
Aktualitet
Drejtësi

E PLOTË/ Apeli zbardh vendimin e plotë për Llallën: Fshehu shpenzimet për shkollimin e vajzës, lindjen e djalit dhe…

4 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Apelit zbardhi vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë që pritet të bëhet nga avokati Sokol Hazizaj.

Sipas Gjykatës së Apelit ish-kryeprokurori Llalla, u gjet fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Konkretisht, sipas provave vërtetohet thotë Gjykata se Llalla nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollar për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe  shpenzime në gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi konfiskimin e disa pasurive dhe përjashtim nga funksionet publike për 5 vite.

Llalla prej disa javësh ndodhet në kërkim ndërkombëtar pasi iu shmang drejtësisë një javë para se Gjykata e Apelit të jepte vendimin e formës së prerë.

Koronologjia

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, shkalla e dytë, për fshehje të pasurisë.

Kanë qenë tre raste, kur Llalla ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rreme.

Një rast kur nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, një rast të dytë në lidhje me shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe rasti i tre ka lidhje me shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Aktualisht Llalla është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë i janë sekuestruar edhe disa pasuri si një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Apeli i GJKKO-së, ka vendosur që Llalla për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Llalla, fillimisht u dyshua për të paktën katër vepra penale; mosdeklarim i pasurisë, mosdeklarim i të hollave në pikat kufitare, shpërdorim i detyrës dhe pastrim i parave.

Por në fund të hetimeve gjithçka u reduktua te mosdeklarimi i pasurisë, i cili dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.

Hetimi pasuror ndaj zotit Llalla u bazua në të ashtuquajturin ligji Antimafia, sipas të cilit, barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takonte ish Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas gjykatës, pasuritë e tij janë rivlerësuar nga 2 deri 16 herë, duke bërë që vlerat e tyre të kapin shifra të larta.

Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ai u bë zyrtari i parë shqiptar ndaj të cilit autoritetet amerikane zbatuan ligjin 7031, për përcaktimin e personave të përfshirë në akte të rënda korruptive.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, bëhet po ashtu i pari zyrtar i lartë që dënohet me burgim nga institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KY ËSHTË SEKRETI I NAPOLIT"/ Mario Rui: Duam të një fund të ndryshëm nga ai i 2018-ës
Previous article PARALAJMËRON CONTE-N PAS KALIMIT NË STOLIN E TOTTENHAM/ Villa-Boas: Ky do të jetë problemi më i madh

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT