• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ 4 muaj përgatitje për atentatin e parandaluar: Zbardhet biseda që tradhtoi Arben Spahiun
Home
Aktualitet
Kronikë

E PLOTË/ 4 muaj përgatitje për atentatin e parandaluar: Zbardhet biseda që tradhtoi Arben Spahiun

24 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to”.

Me këtë fjali, Arben Spahiu, i arrestuar me dyshimet se po përgatiste një atentat në Elbasan, priti efektivët e Policisë kur ata i shkuan në banesë.

Në dokumentet hetimore që ka siguruar gazeta, kjo fjali që është përdorur nga Spahiu, i bindi hetuesit për të kundërtën, pasi tregoi dijeninë e tij për makinën në një kohë që ata nuk ia kishin përmendur atë.

Prova kundër tij ishin dhe mjetet e identifikimit në emër të Spahiut dhe çelësi i makinës BMW X6 që do përdorej për atentat, të gjetura në një çantë pak metra larg mjetit.

Por provat kryesore për të zbuluar objektivin atentatit që u parandalua, u gjetën në telefonin e Arsen Preçit, i dyshuar si bashkëpunëtor i Arben Spahiut.

“Është bërë këqyrja e aparati celular i markës Samsung Galaxy A 20 të shtetasit Arsen Preçi ka rezultuar që ai në datë 18.02.2023 i ka dërguar një mesazh shtetasit A.K. (i njohur me emrin Mondi) dhe i ka kërkuar që mos t’i japë policisë numrin e tij dhe është interesuar për prezencën e automjetit BMW. Gjithashtu në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17.02.2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, thuhet në dosje.

Preçi u la në arrest në burg me afat 60 ditë, në pritje të përgjigjeve të akt ekspertimeve të kërkuara për armët dhe gjurmët e gishtave të gjetura në mjet. Targat e vendosura mjetit BMW X6, të vjedhur në Shkodër dy javë më parë, rezultonin se ishin vjedhur në Elbasan në muajin shtator, duke ngritur dyshime se për këtë ngjarje autorët po përgatiteshin prej të paktën 4 muajsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFLEKTIMI PAS NJË VITI/ Rusët: Lufta është e keqe, por nuk kishim alternativë
Previous article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Dha dëshmi kontradiktore në gjykatë, arrestohet një nga dëshmitarët e çështjes “Paplekaj

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT