Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Greqi pasi vidhte makinat e parkuara rreth stadiumit AEK “OPAP ARENA” gjatë ndeshjeve.
Në kuadër të hetimit për rastet e regjistruara të thyerjeve dhe vjedhjeve nga makinat e parkuara në afërsi të stadiumit gjatë ndeshjeve të tremujorit të fundit, oficerët e policisë patrulluan në afërsi të stadiumit në orët e pasdites së datës 29 janar para ndeshje mes AEK-ut dhe Arisit.
Pas kërkimeve, ata kanë identifikuar dy persona të dyshimtë që silleshin rreth stadiumit. Ata arrestuan 38-vjeçarin shqiptar ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
38-vjeçari shqiptar, në përpjekje për të mos i vënë prangat, ka shtyrë policët, duke e bërë atë të rrëzojë njërin, por më në fund është arrestuar. Shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij thyenin makinat gjatë ndeshjeve dhe teksa pronarët e tyre ndodheshin në stadium.