Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi magazinonte ilaçe të ndryshme pa faturë tatimore dhe të skaduara dhe më pas i hidhte në treg. Sipas policisë, gjatë operacionit “Skadenca”, janë sekuestruar 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.
Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lejimin e kontrollit të banesës në pronësi të 42-vjeçarit Bojken Bregovina.


