• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Transportonte drejt Shkodrës kundrejt pagesës 6 emigrantë nga Irani, arrestohet 19-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Transportonte drejt Shkodrës kundrejt pagesës 6 emigrantë nga Irani, arrestohet 19-vjeçari

19 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Interrupt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 6 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi, në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një 28-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi automjetin që drejtonte 19-vjeçari dhe një automjet tjetër.

Bazuar në informacionet e siguruara për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interrupt”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:

O. E., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës 300 euro për secilin, 6 emigrantë nga Irani, të cilin synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me të cilin shtetasi O. E. po transportonte emigrantët dhe një automjet tjetër. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi O. E. dhe njëri nga emigrantët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKONSTRUKSIONI I PEDIATRISË SË TIRANËS/ Rama: Shumë shpejt shërbim më cilësor për pacientët e vegjël
Previous article "PO FESTOJA LINDJEN E DJALIT"/ Dëshmia e shefit të regjimit të burgut Peqin: Vrasjen e Arben Lleshit e mësova nga mediat

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT