• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Transportoi me varkë 1.2 kg kanabis, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikun drejt Kosovës, vihet në pranga 29-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Transportoi me varkë 1.2 kg kanabis, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikun drejt Kosovës, vihet në pranga 29-vjeçari

30 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 29-vjeçar nga Puka është vënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me varkë drejt Tropojës një sasi droge, eksploziv dhe municion luftarak.

Operacioni i koduar “Varkëtari” u krye nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive.
Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh. Në pranga u vendos shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRBLIMET PËR PENSIONISTËT JANË NISUR"/ Rama: Mbajmë premtimet për rritjen e pagave dhe pensioneve, nis nga 1 janari 2026
Previous article "MINISTRAT NUK I SHKARKOJNË GJYKATAT"/ Rama citon Venecian dhe Strasburgun për pezullimin e Ballukut: Pres që Kushtetuesja t’i japë drejtim!

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie Aktualitet

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT