• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Lëvizte në zonën bregdetare të Borshit me pistoletë me vete, vihet në pranga 38-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Lëvizte në zonën bregdetare të Borshit me pistoletë me vete, vihet në pranga 38-vjeçari

28 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lëvizte në zonë bregdetare, me pistoletë me vete, të cilën e mbante në tejkalim të autorizimit, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë në to.

Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, nga grupe të përbashkëta të Komisariatit të Policisë Himarë, DVP Vlorë dhe FNSH-së, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mund të shkaktojnë problematika, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Honda”, në të cilin udhëtonte shtetasi B. L.

Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi B. L. e mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURI I FALENDERIMEVE Rama- drejtuesve në Gjirokastër: Mos fluturoni me barishte. Njerzit janë të pakënaqur me ne, por besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin
Previous article "MË GRISI PIZHAMET..."/ Shqiptarja denoncon burrin e saj për përdhunim, 41-vjeçari: Rrobat ia hoqa në...

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT