Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi qarkullonte i armatosur dhe me makinë pa targa.
Po ashtu janë proceduar dy pasagjerët për moskallëzim krimi.
Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”.
Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.


