Një 20-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke lëvizur me drogë.
Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i të riut është bërë gjatë një kontrolli rutinë të karabinierëve në rrugë, të cilit i gjetën lëndë narkotike jo vetëm në makinë por dhe të fshehur në të brendshmet e tij.
Gjithashtu bëhet e ditur se ndalimi i 20-vjeçarit është bërë në Genoa. Në kuadër të këtij kontrolli, shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 130 gramësh kanabis.
Policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.


