• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ 40-VJEÇARI NË FIER/ Ushtronte profesionin e laborantit dentar pa licencë brenda në banesë, por iu kap dhe drogë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ 40-VJEÇARI NË FIER/ Ushtronte profesionin e laborantit dentar pa licencë brenda në banesë, por iu kap dhe drogë (EMRI)

18 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Multi”, i cili goditi disa veprimtari kriminale njëkohësisht, ndërsa në pranga ra një 40-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Amarildo Kola. Ai akuzohet se ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, si dhe posedonte në laborator, një sasi kanabisi.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar, dyshohet i rrezikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa. Si rezultat i kontrolleve të përditshme, në subjekte të ndryshme ekonomike, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Multi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme, si dhe përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.

Gjithashtu, nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA RREZIK PËR..."/ Gjykata Speciale në Hagë zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
Previous article "SPAK DUHET TË HETOJË VETËM KORRUPSIONIN E MADH"/ Altin Dumani propozon: Kufiri për çështjet prej 50 mijë lekësh...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT