• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË SHOFERAT/ Policia pezullon 98 leje drejtimi me qëllim vendosjen e sigurisë në vend
Home
Sociale

E PËSOJNË SHOFERAT/ Policia pezullon 98 leje drejtimi me qëllim vendosjen e sigurisë në vend

8 November, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Në zbatim të planit “Tispol”, për parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, po vijon kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Kontrolle janë zhvilluar në akset rrugore Tiranë-Berat-Girokatër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për matjen e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në masën 1.18mg/l.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse.

Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjavë do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit public, për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''MË THONIN HAJDE PAS 2 MUAJSH''/ Aktori i Portokallisë tregon si u bë pjesë e spektaklit
Previous article NGA ''MADAM'' NË ''DHELPËR DINAKE''/ Njerëzit mendojnë se kënga e Mozzik i dedikohet Loredanës

k.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT