Dy të rinj janë arrestuar sot në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një automjet, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Demolition”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Demolition”.
– Xh. S., 29 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhu


