Ka ndërruar jetë 12 vjeçarja e cila u përplas sot nga treni në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare konfirmojnë se e mitura ka ndërruar jetë në spital. 12 vje♪5arja iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për tre orë por nuk mundi të shpëtojë.
NJOFTIMI
Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


