• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAZAKONTË NË TURQI/ I riu nga Portugalia pretendon se e arrestuan sepse dukej si gay
Home
Nderkombetare

E PAZAKONTË NË TURQI/ I riu nga Portugalia pretendon se e arrestuan sepse dukej si gay

21 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një 34-vjeçar, i cili u arrestua nga policia teksa ishte me pushime në Turqi tha se ishte arrestuar se dukej si gay. Madje, ai ka denoncuar kushtet e paraburgimit, duke përmendur se është rrahur se “dukej homoseksual”.

Miguel Álvaro pretendoi se arsyeja e arrestimit të tij ishte ndoshta sepse pantallonat e shkurtra që ai kishte veshur ishin “më të shkurtra se zakonisht për një mashkull”.

Siç thekson ai, gjithçka ka nisur kur ka dalë nga banesa që ka marrë me qira në lagjen Taksim në Stamboll dhe ka takuar një grup policësh. Ai u drejtua drejt tyre duke kërkuar udhëzime se për një zonë turistike të Balatit. Ai është rrethuar menjëherë nga efektivët e policies.

“Njëri prej tyre më goditi në brinjë, më futi në një furgon, më goditi në shpatull,” tha i riu.

“Pas pesë orësh në furgonin e policisë, ku thjesht më thoshin ta mbyllja gojën dhe të hesht, njëri prej tyre më shpjegoi se më kishin arrestuar për shkak të pamjes.

Ata menduan se do të bashkohesha me një marshim të paautorizuar LGBTQI+ aty pranë, sepse dukesha homoseksual. Isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar”.

“Ky ishte fillimi i makthit tim. Vazhdova të isha në furgonin e policisë ndërsa oficerët vazhduan të arrestonin personat që kishin marrë pjesë në marshim.

Më shoqëruan një iranian dhe një rus. Na dërguan në një qendër paraburgimi ku qëndruam edhe 17 orë të tjera. Gjatë ndalimit ne nuk kishim qasje në banjë dhe nuk na lejohej të hanim apo të pinim ujë”, shtoi ai.

Të treve iu tha nga policia se do të liroheshin dhe do të deportoheshin në vendet e tyre me kusht që të “bashkëpunonin”. Kjo nuk ndodhi dhe kështu ata u dërguan në një burg “disa kilometra larg kufirit sirian”.

Sipas të riut, ai nuk kishte akses as në celularin e tij dhe për këtë arsye nuk kishte mundësi të fliste me të afërmit e tij.

Më në fund më 12 korrik ai u lirua së bashku me shtetasin rus. Megjithatë, i burgosuri tjetër iranian, i cili është aktivist LGBTI+ dhe jetonte në Turqi si refugjat, mbeti në burg.

Në fakt, mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me rastin e tij, ndërsa sipas familjarëve ai dyshohet se është rrahur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSH MENDON SE JE TI PLAK"/ E RËNDË, adoleshentët dhunojnë të moshuarin të autobus, njëri e godet me grusht
Previous article ZJARRI NË PESHTAN TË FIERIT/ Helikopteri ‘Cougar’ u bashkohet forcave vendore për shuarjen e flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT