Një ngjarje e rëndë e njëkohësisht e pazakontë ka ndodhur në SHBA. Një adoleshente 13 vjeçare në Kaliforni, mori pa leje makinën e mamasë dhe gjatë shëtitjes përplasi për vdekje dy persona.
Sipas mediave të huaja, 13-vjeçarja e kishte parkuar makinën në një zonë të qytetit, por ku vuri re prezencën e policisë u largua me shpejtësi.
Oficeri nuk e dinte se makina që po ndiqte drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare, e cila ia kishte marrë fshehurazi makinën të ëmës”, u shpreh për mediat togeri Kevin Toth.
Sipas raportimeve, gjatë ndjekjes së policisë, 13-vjeçarja humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shkurre, ku dhe po flinin dy burrat që përplasi. Njëri sipas policisë u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri humbi jetë disa orë më vonë në spital.
Vajza dhe shoqja e saj, e cila kjo e fundit kishte qenë pasagjere, u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre. Mbetet e paqartë nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë.