Demi sulmon pronarin e tij dhe e masakron me brirë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në fshatin Rrajcë-Skënderbe.
Shtetasi L. B. 54 vjeç ka qenë duke ndëshkuar kafshën për një “qeder” që ajo kishte bërë, por befas kau i kthehet dhe e sulmon me brirë.
Fill pas ngjarjes 54 vjeçari është dërguar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.


