• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAZAKONTË/ Italiani i humbur prej javësh ra në dashuri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por…
Home
Jetë

E PAZAKONTË/ Italiani i humbur prej javësh ra në dashuri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por…

12 April, 2024 s.autor Jetë

Merr kthesë të pazakontë zhdukja e një shtetasi italian, familjarët e të cilit nuk kanë asnjë kontakt me të prej 23 marsit.

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante emrin e profilit Dua Lipa.

Të dy ishin njohur që verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes trasfertave bankare.

Ka qenë gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ai që ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.

Sakaq, gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966.

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco mund të besonte vërtet se ishte duke folur me këgëtaren Dua Lipa. Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën, raporton voxnews.al.

Kur ajo u zhduk nga rrjetet sociale, mesa duket pasi mori paratë dhe pa që nuk kishte çfarë t’i merrte më, Franko duhet të ketë ndjerë një zhgënjim të fortë, mbase është ndjerë i poshtëruar deri në atë pikë sa e ka shkruar në një grup në Facebook për zodiakun: “Mirëmbrëma, ky është postimi im i fundit dhe gjithashtu një nga veprimet e fundit dhe shkaku është një zhgënjim në dashuri që nuk e përballoja dot”, dhe kësaj fjalie i ka bashkangjitur imazhin e një zemre të thyer ku shkruhet “Game Over”.

Ndërkohë, Dua Pipa false i ka dërguar edhe korrespondentes Raffaella Griggi, me shpresën për një transfertë bankare, kodin tatimor dhe nga akronimi alfanumerik 14 shifror, dhe del se ajo është e vitit 1966 dhe mund të quhet Michela (por edhe Michele sepse nuk përjashtohet mundësia që të jetë burrë).

Ajo mund të jetë e huaj sepse nuk shkruan mirë italishten por ekziston edhe mundësia që ajo të bëjë sikur nuk di italisht. Ajo që ajo është e sigurt është se ajo jeton në një qytet në Siçili. Tashmë policia pritet ta gjejë lehtësisht për t’i marrë dëshminë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rritet në 33.545 numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite
Previous article VIDEOLAJM/ Rusia bombardon 5 orë pa ndalim Kievin, banorët strehohen nëpër metro

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT