Jo Cameron djeg vazhdimisht krahët e saj në furrë, por nuk ndjen as dhimbjen më të vogël. Kjo ndodh sepse ajo është njeriu i dytë në botë që ka lindur me një mutacion të rrallë gjenetik, i cili bën që mos të kesh dhimbje.
Kjo grua nuk ndjen as dhimbje, as frikë dhe as shqetësime. Ajo është 65-vjeç dhe mjekët i kanë thënë se nuk nevojë për mjekime kur lëndohet.
Ka qenë anestezisti i saj, Devjit Srivastava, ai që e dërgoi rastin e saj në University College London dhe Oxford University.
Pas një sërë testesh u arrit të zbulohej se ajo nuk kishte nevojë për anestezi, pasi nuk ndjen dhimbje. Madje për Jo Cameron është botuar edhe një shkrim British Journal of Anesthesia, shkruar nga mjekët Devjit Srivastava dhe James Cox.
James Cox ka thënë:
Njerëzit me ndjeshmëri të rrallë ndaj dhimbjes mund të jenë të vlefshëm për hulumtimet mjekësore kur mësojmë se si ndikojnë gjenetika e tyre në dhimbjen që përjetojnë. Ne shpresojmë që me kalimin e kohës, gjetjet tona mund të kontribuojnë në hulumtimin klinik për dhimbjen dhe ankthin postoperativ dhe dhimbjet potencialisht kronike.”





