• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAPRITUR/ Vlora Çitaku tërhiqet nga Ambasada në SHBA, përflitet si pasardhëse e Thaçit në Presidencë
Home
Rajon

E PAPRITUR/ Vlora Çitaku tërhiqet nga Ambasada në SHBA, përflitet si pasardhëse e Thaçit në Presidencë

7 October, 2020 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka urdhëruar tërheqjen e Vlora Çitakut nga posti i Ambasadores së Kosovës në Washington. Në vendimin e Presidentit thuhet se ajo do të qëndrojë në këtë pozitë deri në emërimin e ri me qëllim të mbarëvajtjes së punës në këtë Ambasadë, ndërsa Ministrja e Jashtme do të ndërmarrë veprimet e zbatimit të dekretit.

Ky vendim i Presidentit, i nënshkruar më datën dy të këtij muaji, ka ardhur pas kërkesës së Ambasadores Çitaku që i kishte dërguar Presidentit më 24 Shtator të këtij viti që të lirohet nga detyra.

Në letrën dërguar Presidentit, ajo nuk ka përmendur arsyen pse kërkon të lirohet nga kjo detyrë.

“Për më shumë se 5 vjet  ka qenë nder i jetës sime që të përfaqësoj Republikën e Kosovës bë SHBA. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet e Kosovës për besimin dhe mbështetjen që kanë dhënë për mua dhe Ambasadës së Kosovës në SHBA ndër vite“, thuhet në letër.

Ambasadorja Çitaku për rreth 10 vjet ka shërbyer fillimisht si Konsulle e Kosovës në New York e më pas Ambasadore në Washington, ndërsa njihet për fjalimet e saj dhe kundërshtimet e fuqishme që i bënte Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York.

Në kohën e qeverisjes LVV-LDK ish-Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, kishte dhënë urdhër për shkarkimin e shumë ambasadorëve, ndër ta edhe Ambasadores Çitaku, por ky vendim nuk ishte dekretuar asnjëherë nga Presidenti Thaçi.

Pas publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi ai ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Një ndër emrat e përmendur për postin eventual të presidentit është edhe ai i Vlora Çitakut, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kohëve të fundit ka dhënë sinjale për një bashkëpunim me PDK-në madje vetë kryetari i partisë Isa Mustafa ka thënë se ka hequr vijat e kuqe ndaj kësaj partie të cilat i kishte vënë LDK-ja gjatë fushatës zgjedhore.

Për emërimin e një presidenti të ri nevojiten 80 vota, ose së paku 80 deputet duhet të jenë prezent në seancë në raundin e tretë dhe 60 vota për. Aktualisht koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma ka  vetëm 61 vota.

/a.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITË E VEÇANTË/ Irkenc Hyka i bën dhuratë vetes makinën super luksoze për ditëlindje (FOTO)
Previous article MBARON IZOLIMI/ Juventusit i jepet leje të kthehet në shtëpi

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT