Lëvizja Socialiste për Integrim ka fshirë “de-fakto” Luan Ramën nga fushata e 25 prillit në qarkun e Vlorës.
Nëkryetari i kësaj partie ka zbritur sot në terren ku ka marrë në dorë drejtimin.
Ai ka bërë thirrje që të votohet nga numri 2 i listës dhe sipër duke anashkaluar ish deputetin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai tregon se kush duhet të votëbesohet përveç Luan Ramës.
Le të sjellim në kujtesë ecejaket e vazhdueshme të presidentit Ilir Meta në Vlorë ku prej kohësh shihte me skepticizëm rolin e një prej bashkëpuntorëve të tij më besnik.
Nga sot, të gjithë simpatizantët e LSI-së po udhëzohen që mos votojnë për Luan Ramën i cili pozicionohet i pari në listë. (TemA)


