Natën të 6-të janarit tre shqiptarë në Beograd kanë shkruar në borën që kishte mbuluar veturat e parkuara simbolet e UÇK-së dhe për këtë janë dënuar me nga 55 ditë burgim.
Policia, për shkak të këtij gjesti që ka shqetësuar banorët e Mirijevës (zonë e Beogradit,) në vigjilje të Kërshëndellave ortodokse, ka reaguar menjëherë duke arrestuar shtetasit: Iba Bajramin 20-vjec dhe Shpreson Bajramin 22-vjec nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun 25-vjec nga Prizreni, njofton “Novosti” e cila i konsideron këto akte sit ë paprecedenta dhe simbolet e UÇK-së i quan simbole terroriste.
Tre të rinjtë atë natë, kanë shkruar “UÇK” në borën mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo, e për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë.
Pas arrestimit të tyre, policia i ka dërguar menjëherë në gjykatë për kundërvajtje, e cila ka dënuar ata me burg për gjestin e kryer.


