Ipenduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai po pyetet nga Asllan Plaku, që akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës.
Dumani është shprehur se e pagoi 50 mijë euro Plakun dhe 1 motor. Pas pak Dumani do të përballet me ish të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.
Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedes?
Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.
Avokati: Si je njohur me Festimin?
Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij
Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?
Dumani: Po kemi patur. Njerëzit që takonte me shumë Festimi ishin kryesisht zyrtarë policie