• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ILARIA SULËS/ Sekuestrohet celulari i saj, autoritetet: Na ndihmon shumë për të zbardhur krimin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ILARIA SULËS/ Sekuestrohet celulari i saj, autoritetet: Na ndihmon shumë për të zbardhur krimin

23 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një zhvillim i ri ka ndodhur në hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës, pasi karabinierët kanë arritur të sekuestrojnë celularin e saj. Pajisja u gjet në banesën ku ndodhi krimi, në rrugën e Homs, në lagjen afrikane të Romës.

Celulari do t’i nënshtrohet një hetimi të thelluar për të analizuar aktivitetet e fundit mbi informacionet dhe për të hedhur dritë mbi komunikimet e mundshme që mund të ketë, në zbulimin e mëtejshëm të asaj që ka ngjarë ditën e vrasjes. Ilaria Sula, një vajzë 22-vjeçare shqiptare, ishte studente në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe u vra me brutalitet më 25 mars në shtëpinë e ish-partnerit të saj filipinez, Mark Samson. Pas krimit, Samson vendosi trupin e pajetë të Ilarias në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb në afërsi të Bashkisë Poli. Trupi i saj u gjet shtatë ditë pas zhdukjes, më 2 prill.

Hetuesit dyshojnë se pas vrasjes, autori mund të ketë përdorur celularin e Ilarias dhe ka dërguar mesazhe në emër të saj dhe të familjes duke postuar në rrjetet sociale, duke bërë të tjerët të besojnë se ajo ishte ende gjallë.

Për hetuesit italianë, telefoni i Ilarias mund të jetë një provë kyçe për zbardhjen e krimit të rëndë, që ka tronditur jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT INTER-MILAN/ Sfida e Kupës vendos fatet e sezonit! Statistikat e 'Derbit të Madoninës'
Previous article E RËNDË/ Përfundon në spital 14-vjeçari në Dibër, dyshohet se ra nga lartësia e murit rrethues së shkollës

s.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT