• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PADËGJUAR NË KORÇË/ Hajdutët helmojnë qentë dhe me maune vjedhin shtëpitë e… (VIDEO)
Home
Breaking News

E PADËGJUAR NË KORÇË/ Hajdutët helmojnë qentë dhe me maune vjedhin shtëpitë e… (VIDEO)

3 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga fshatrat që është kthyer në shënjestër e hajdutëve është Boboshtica në Korçë. Për shkak se shumë banorë kanë emigruar, banesat e tyre grabiten herë pas here. Hajdutët helmojnë qentë dhe ngarkojnë orenditë me kamion apo maune.

Banorët e mbetur të Boboshticës ndihen çdo ditë dhe më të pasigurt për pronën dhe jetën. Vjedhjet e banesave dhe bizneseve janë shpeshtuar, sidomos gjatë muajve të verës. Ato të emigrantëve sulmohen më tepër.

“Në një javë të vidhen katër shtëpi, kjo është një gjë”, tha një banore në Boboshticë.

Grabitja e shtëpisë së Dhimitër Jankos, familja e të cilit ndodhet në emigracion, ka frikësuar banorët. Hajdutët morën gjithçka, nga frigoriferi e lavatriçja, deri te perdet dhe enët e kuzhinës. Banorët thonë se orenditë u ngarkuan në një maune dhe askush nuk i ndali. Katër denoncime u bënë vetëm javën e fundit.

“Shiko ç’bëhet. Me radhë i morën tani. Nuk i lanë gjë, vetëm pllakat”, tha një tjetër banore.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve dhe në këto kushte, banorët e Boboshticës po përpiqen të mbrohen sa të munden vetë nga hajdutët. Qentë roje nuk ju bëjnë punë sepse hajdutët i helmojnë.

“Po qentë i helmojnë ata. Këtu të kesh kamera. Vjen edhe policia ndonjëherë, por prapë…”, tha një banor tjetër.

Sa ju përket kamerave të sigurisë të instaluara kohët e fundit në banesa dhe biznese, ato as i kanë pakësuar vjedhjet dhe as nuk e kanë ndihmuar policinë të zbardhë ngjarjet, që po kthehen në shqetësim të përditshëm për fshatin, vetëm 7 kilometra larg Korçës. /ABCNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ariana Grande ka teorinë e saj në lidhje me organin gjenital mashkullor dhe këtë sapo e zbuloi Iggy Azalea
Previous article VIJOJNË PUSHIMET/ Alketa Vejsiu publikon FOTON që na le pa fjalë...

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar! Aktualitet

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës Aktualitet

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal Aktualitet

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT