• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PADËGJUAR! Në Gjykatën e Elbasanit punonjëset gra dhe vajza firmosin peticion: Nuk jemi ngacmuar seksualisht nga…
Home
Aktualitet
Drejtësi

E PADËGJUAR! Në Gjykatën e Elbasanit punonjëset gra dhe vajza firmosin peticion: Nuk jemi ngacmuar seksualisht nga…

17 September, 2021 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kryetarja e komanduar e Gjykatës së Elbasanit Matilda Fetau, ka mbledhur në një takim të paprecedentë gratë dhe vajzat, punonjëse të gjykatës së Elbasanit, duke i kërkuar që secila prej tyre ti tregojë nëse është ngacmuar seksualisht njëherë të vetme nga gjyqtari  Bujar Musta.

Ky i fundit, i cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si “Bujari i Zi i Drejtësisë”, mëngjesin e sotëm u shkarkua unanimisht nga Komisioni i Posaçëm i Kulifikimin, për shkak të shkeljeve të rënda në tre kriteret verifikuese.

Takimi është zhvilluar në prani edhe të gjyqtares Pajtime Fetahu dhe kryesekretares, Lindita Çela. Por siç mëson “Ora News”, të gjitha vajzat e gratë të pranishme në këtë mbledhje, kanë mohuar se janë ngacmuar seksualisht.

Për të formalizuar pohimet e tyre, mësohet se punonjëset kanë firmosur dhe një peticion që hedhin poshtë çdo thashethem apo dyshim, se mund të jenë ngacmuar seksualisht nga gjyqtari gjatë aktivitetit të punës.

Mbledhja erdhi në një kohë kur Bujar Musta, hyri në seancë dëgjimi në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Ndërsa ditën e sotme KPK vendosi të përjashtojë nga sistemi i Drejtësisë, Bujar Mustën.

Musta është një nga gjyqtarët më të debatuar në gjykatën e Elbasanit që çuan Sali Berishën ta etiketojë në një miting elektoral në Gramsh me nofkën “Bujari i Zi i Drejtësisë”.

Bujar Musta është shkarkuar më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda, ndërsa ka mundur të rikthehet në gjyqësor falë vendimeve gjyqësore.

Gjithashtu disa vite më vonë sërish KLD, ka vendosur për Bujar Mustën një masë disiplinore në dosjen e tij, “Paralajmërim për largim nga puna” dhe sërish Musta ka mundur ta rrëzojë këtë masë nëpërmjet vendimeve gjyqësore.

Për një periudhë 6 mujore Bujar Musta ka drejtuar gjykatën e Elbasanit, por u shkarkua për shkak të skandaleve në vendimmarje, duke caktuar në vend të tij, gjyqtarin Arben Vrioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIMI NDAJ CLUB BRUGGE/ Plasin polemikat për treshen Messi-Neymar-Mbappe, Donnarumma bëhet çështje
Previous article "JETA E NJË NËNE"/ Emina Çunmulaj flet hapur për shqetësimet e saj pas lindjes së djalit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT