• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PABESUESHME/ 123 raste të keqpërdorimit seksual nën 16 vjeç në dy vitet e fundit në Kosovë
Home
Sociale

E PABESUESHME/ 123 raste të keqpërdorimit seksual nën 16 vjeç në dy vitet e fundit në Kosovë

10 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë dy viteve të fundit në Kosovë janë keqpërdorur seksualisht 123 persona nën moshën 16-vjeçare.

Lajmi për abuzimin e dyfishtë seksual ndaj të miturës nga Drenasi ka pushtuar shtypin kosovar dhe atë ndërkombëtar. Abzuzim seksual si të vajzës nga Drenasi e kanë përjetuar edhe 123 persona të mitur në dy vitet e fundit në Kosovë.

Sipas statistikave të policisë në vitin 2017 janë raportuar gjithsej 62 raste të keqpërdorimit seksual ndaj personave të mitur, kurse në vitin 2018 janë paraqitur 61 raste të tilla që në total kapin shifrën e 123 rasteve.

Kjo formë e ngacmimit dhe keqpërdorimit seksual ndryshe njihet edhe si pedofili. Përveç kësaj pedofilët gjatë kësaj periudhe kohore keqpërdorur 13 të mitur për pornografi.

“Keqpërdorimi i fëmijëve në përnografi në vitin 2017 ndodhën 6 raste ndërsa në vitin 2018 ndodhën 7 raste”, tha policia.

Pas rastit të vajzës nga Drenasi, autoritetet e rendit kanë arrestuar profesorin që keqpërdori seksualisht të miturën, policin po ashtu si dhe mjekun që dyshohet se kreu abortin e vajzës. Ndaj policit Vesel Veseli Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim. Një muaj paraburgim u shqiptua sot edhe për profesorin Shkelzen Xhekaj, para gjykatës do të dalë edhe doktori Fehmi Ahmeti nën dyshimin se ka bërë ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.

Në shenjë solidarizimi për rastin që tronditi të gjithë u organizuan edhe protesta. Të ejten u protestua në Prishtinë para stacionit të policisë me moton “përdhunuesit në burg”, për të vazhduar të premtën në protestë në qytetin e Drenasit.

Për këtë rast u mbajt dje seancë në Kuvendin e Kosovës. Rastin e dënuan liderët e shtetit, përfaqësuesit e popullit në Kuvend, shoqëria, civile artistët e qytetarë të shumtë.

Mbrëmë u dha lajmi se seksualisht u keqpërdor edhe një e mitur nga një pjesëtar i FSK-së. Prokuroria Themelore e Gjilanit ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndaj personit me inicialet M.SH për veprën penale “keqpërdorim seksual ndaj të miturës 15-vjeçare”.

Ndërsa, sot u raportua se Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër arsimtarit B.V, të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovës për shkak të veprës penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë. Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, u tha në njoftimin dërguar mediave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKEN DY PERSONA NË TEPELENË DHE PËRMET/ Njëri i akuzuar për disa vjedhje (EMRAT)
Previous article STATISTIKA/ Nga ndeshja me Sasuolon te kryegolashënues i Seria A , njihuni me shifrat e Ronaldos

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri Aktualitet

I DËNUAR PËR 5 VRASJE NË TRE SHTETE/ Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT