“Kokat” e krimit të cilat nuk janë prangosur akoma nga polica janë një numër i konsiderueshem. Megjithatë, për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi “strofullat” janë trazuar.
Krimet e bëra duke nisur nga vrasjet makabre dhe tranportimi i drogërave nga vendi ynë drejt Be-s dhe më gjërë bëri që të marrin edhe epitete si “Eskobari i Ballkanit” etj. Këtu duke nisur nga Klement Balili një person i cili i ka shpëtuar policisë mbi 14 herë. Duke e bërë atë si një Tarzan i cili e njeh mirë “xhunglën” e tij.
Në nga rastet e fundit eshte ai i vrasjes në bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha bodyguard-i i biznesmenit të njohur Ervis Martinaj. I dashuri i këngëtares Elvana Gajta dhe ky bashkë me vrasësin Marviol Bilo u arratis nga Shqipëria pas krimit të bërë. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili “skifterat” e vërtetë të cilat bënë atë që u quajt masakra e Lushnjes ku vranë në mes të ditës dy persona dhe akoma nuk janë arrestuar nga policia. Edhe arrestimi pë këta të dy ka dështuar rreth 13 herë ku herën e fundit nga aksioni i policisë mbeti i plagosur një i moshuar. Pjesë e këtij grupi ishte dhe Enver Bajri por aventura e tij sot përfundoi sepse u arrestua nga policia Spanjolle.
1. Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata, u zhdukën menjëherë pas ekzekutimit dhe plagosjes në Bllok më 4 tetor.
2.Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili të dyshuar në zonën e Lushnjes dhe Fierit i kanë bërë 14 herë cirk Policisë, dhe ende vijonë të lirë.
3.”Eskobari i Ballkanit” Klement Balili vijon qetësisht prej më shumë se 1 viti të mos shqetësohet në strofullën e tij.
/AlpeNews.al





