• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E NJËJTA ARMË E PËRDORUR NE DY KRIME/ Rastet e BUJSHME: Nga vrasja në BLLOK, tek Behar Bajri dhe 15 vjeçarja
Home
Breaking News

E NJËJTA ARMË E PËRDORUR NE DY KRIME/ Rastet e BUJSHME: Nga vrasja në BLLOK, tek Behar Bajri dhe 15 vjeçarja

5 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbrëmja e 4 tetorit ku në zonën e ish bllokut mbeti viktimë një person dhe u plagosën 2 të tjerë tronditi kryeqytetin dhe do të mbahet mend gjatë edhe për faktin se pjesë e përplasjes ishte këngëtarja Elvana Gjata dhe i njohuri i policisë Ervis Martinaj.

Teksa masat përkatëse janë dhënë nga Gjykata, detaje të reja vijojnë të dalin në dritë dita ditës.

Sot, Prokuroria zbulon se arma e përdorur në përplasje është përdorur edhe në një plagosje tjetër.

Kjo nuk bën çudi, pasi rastet ku një gjë e tillë ka ndodhur nuk janë të pakta.

AlpeNews.al rendit disa prej tyre:

Arma e përdorur në vrasjen e bllokut, e përdorur edhe në një plagosje tjetër

Në dosjen e Prokurorisë për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, renditen disa akte ekspertimi, kryesisht balistike, një prej të cilave konfirmon se një gëzhojë e gjetur në vendin ku u vra Fabian Gaxha, është shkrepur nga një armë, që është përdorur edhe në një tjetër ngjarje në Tiranë.

“Akt nr. 10643, datë 09.10.2018, ekspertimi balistik krahasues, konkluzion: Një gëzhojë me markerimin ‘Geco 9 mm Luger’ e sekuestruar në këqyrjen e vendit të ngjarjes së vrasjes së shtetasit Fabian Gaxha, si edhe plagosjes së shtetasve Eljon Hato dhe Ervis Martinaj, në Tiranë më datë 04.10.2018, është qitur nga e njëjta armë zjarri që ka qitur tre gëzhoja (nga 6 gjithsej) të sekuestruar në ngjarjen ‘Konflikt në loto sporti’, ndodhur në Tiranë, më datë 26.09.2017”.

Behar Bajri dhe arma që përdori për të vrarë 15 vjeçaren

Behar Bajri

Midis krimeve të shumta që rëndojnë mbi grupin kriminal “Bajri” nga Shkodra, janë edhe vrasje, për të cilat akuzohet Behar Bajri.

Shumica e krimeve ka ndodhur në fillim të vitit 2000, ndërsa njëra prej vrasjeve, ishte ajo e një 15 vjeçareje, bashkëjetuese e Behar Bajrit.

E reja u vra në shtëpinë e tij me disa plumba pas shpine. Pavarësisht se kanë kaluar gati dy dekada, vrasja e saj u mbyll nga autoritetet e asaj kohe si vetëvrasje.

Arma e gjetur në banesë rreth 3 metra larg vajzës që u vra në moshën 15 vjeçe dhe që rezulton nga ekspertiza se është qëlluar nga pas. Në muajin prill 2018, pasi autoritetet belge dhe holandeze kërkojnë hetime për këtë grup, ekpertohet kjo armë dhe rezulton e përdorur edhe për një vrasje tjetër, po në Shkodër dhe e përdorur po nga Behar Bajri.

Vjedhja me armë e bankës në Tiranë

Në korrik të vitit 2015, u grabit filiali i bankës “NBG” në Tiranë. Hetimet e mevonshme zbuluan nga ekzaminimi kriminalistik – balistik i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, arma e përdorur është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e shtetasit Rapo Sinani, ngjarje e ndodhur në Tiranë më datë 21 Tetor 2011.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni ushqimet e duhura për të luftuar aneminë
Previous article GJERMANI/ Shkarkohet shefi i shërbimeve sekrete

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT