Ngacmimet seksuale nuk kanë kohë, moshë, por as gjini. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën më të frekuentuar të Tiranës, që njihet ndryshe edhe si habitati i ngacmimeve.
Pas vrapit tregon i riu, ai u ul si zakonisht për kafe, por një burrë është afruar pranë tij dhe e ka qerasur me birra. Unë refuzova, tregon i riu, por ndërkohë i panjohuri u ul në tavolinën përballë dhe nuk mi ndante sytë.
Më tej 31-vjeçari e ka lënë me nxitim ambientin ku pinte kafe, por ngacmuesi e ka ndjekur dhe pikërisht në këtë rrugicë, ai është zhveshur. Në këtë moment, sipas prokurorisë, 31-vjeçari është ndjerë i ofenduar dhe ka tentuar ta dhunojë të panjohurin.
Dëshmitarët okularë kanë njoftuar policinë, e cila ka zbardhur historinë e padëgjuar. Nga ana e saj, gjykata e la 59-vjeçarin në arrest me burg, derisa prokuroria të dorëzojë edhe prova shtesë, si kamera e sigurisë në lokalin ku ulej pas vrapit djali nga Kavaja.


