Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kor#ë, kur një vajzë e vogël 4 vjeçare është tentuar të rrëmbehet.
Vajza ishte me nënën e saj, ndërsa rrëmbyesi ka tentuar ta rrëmbejë, por kanë qenë banorët e lagjes ata që e kanë kapur autorin.
Një nga banorëttë cilët kanë kapur rrëmbyesin ka qenë Xhoniel Osmënaj, i cili tregon edhe momentin se si e ka shpëtuar vajzën e vogël nga duart e rrëmbyesit.
“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën. I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm.
Në ato momente ka ndaluar policia. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.