Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ne eventin per prezantikin e projektit për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar ka treguar se mensën e QS-së e rrëmbeu vëllai i presidentit, i cili i ktheu më pas në lloto.“Kampusi i ri është një punë e nisur që në vitin 2015. Territori rezultoi një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu në QS. Morën nga studentët energjinë e madhe dhe ajo që bënë ishte thjeshtë që t’i merrnin dhe pronat. Në QS kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike, por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh me rritjen e numrit të studentëve. Në ato godina strehohet një numër i madh studnetësh. Simboli i bashkimit është marrja e mensës, nga vëllai i presidentit të republikës dhe kthimi i saj në lloto. Po ashtu u zabtuan godina për qëllime personale. Këta nuk janë thjeshtë zbatues që mund t’i marrësh dhe ti largosh. Këta janë tashmë pronarë dhe i kanë regjistruar këto prona. U regjistrua si u regjstua, prona nuk shpronësohet dot. E vetmja mënyrë është duke i dëmshpërblyer. Këtu nuk duheshin bërë legalizime sepse është territor i universitetit. Bëmë një operacion masiv shembjesh godinash dhe i dëmshpërblyem pronarët. Ia vlen që të ritheksohet: nuk kemi pritur protestën që të nisnim punën tek konviktet e QS-së. Presim që të nënshkruajmë një marrëveshje për godina të tjera,” – u shpreh Rama.