• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KONFIRMON NGA BURGU/ Meta: Jemi në koalicion me PD, fushatën e PL e drejtoj unë!
Home
Politikë

E KONFIRMON NGA BURGU/ Meta: Jemi në koalicion me PD, fushatën e PL e drejtoj unë!

31 January, 2025 s.autor Politikë

Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej 3 muajsh, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur ekskluzivisht për emisionin “Debat” në A2CNN. Edhe pse ka më shumë se 90 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë.

Burgosjen e tij e quan “syrgjynosje” për t’iu pamundësuar mbrojtja në publik. Ndaj shprehet se nuk ka asnjë akuzë, pavarësisht se SPAK ka vijuar hetimet edhe gjatë kohës që ai ka qenë në paraburgim.

Nuk ka asnjë provë apo fakt penal që ka të bëjë me Ilir Metën gjatë 32 viteve të shërbimit publik. Nuk ekziston asnjë shkresë apo akt zyrtar nga Ilir Meta që ka dëmtuar një qindarkë buxhetin e shtetit apo që ka shkelur ligjin. Ndërkohë që janë të shumta shkeljet e ligjit dhe favorizimet e paligjshme që uzurpatori i gjithë pushteteve ka kryer me firmën e tij, të cilat SPAK ka tmerr t’i shikojë e jo më t’i hetojë.
Pohon se nuk pret asnjë masë lehtësuese para zgjedhjeve 11 majit, por shton se kjo nuk e dekurajon për të vijuar betejën dhe konfirmon koalicionin me Partinë Demokratike.

Partia e Lirisë do të jetë një opozitë e vërtetë gjithmonë dhe për këtë qëllim do të bashkëpunojë me PD në interes të mbrojtjes të pluralizmit politik, interesit Kombëtar e publik dhe rivendosjes së llogaridhënies.

Meta pavarësisht se është në qeli, thotë se do të drejtojë vetë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Teksa pranon se do jetë kandidat për deputet, tregon dhe objektivin e opozitës.

Në çdo rast unë do të jem deputet i atyre që më kanë besuar e votuar që nga viti 2005 e në vazhdimësi. Por objektivi im kryesor është përmbysja e narkoregjimit. Partinë e Lirisë dhe fushatën e saj e drejtoj unë si President i zgjedhur i saj në Prillin e kaluar në bashkëpunim me të gjithë kolegët dhe forumet e saj.

Presidenti i Partisë së Lirisë u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin opozitën, pasi siç thotë ai 11 maji është datë historike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET 31-VJEÇARI NË PEQIN/ I gjendet në banesë një automatik sovjetik
Previous article DETAJET/ Kush janë binjakët që plagosën nipin e tyre 15-vjeçar në Tiranë, nëna e të miturit: sherr për "mallin", më qëlluan djalin

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT