Sekuestrohet një sasi e madhe droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në dy kamionë që kishin për destinacion Greqinë.
Kanabisi ishte ndarë në 103 thasë, në dy kamionët që ishin ngarkuar me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis.
Bëhet fjalë për të paktën 1 ton kanabis sativa.
Policia ka arrestuar dy drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako.