• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KISHIM LËNË TË PAJTOHESHIM…”/ U plagos në Belgjikë, zbardhet dëshmia e Kasandër Nogës: Dëgjova Geronin…
Home
Breaking News

“E KISHIM LËNË TË PAJTOHESHIM…”/ U plagos në Belgjikë, zbardhet dëshmia e Kasandër Nogës: Dëgjova Geronin…

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

BalkanWeb sjell dëshmi të pazbuluara më parë nga dosja mbi konfliktin mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut.

Ky i fundit është plagosur në Belgjikë me gjashtë plumba, ndërkohë që në vitin 2002 akuzohej se kishte plagosur shtetasin Kasandër Noga po në Belgjikë, në një bar.

“BalkanWeb” ka zbuluar detaje të reja nga dosja e ngjarjes, përfshirë edhe dëshminë e Nogës.

Kasandër Noga është marrë në pyetje nga autoritetet më 30.07.2008, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

 

 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 17 mars të vitit 2002 në bar “Pre Historie”, Noga ka deklaruar se ai dhe viktima Julian Çelaj kishin folur me të pandehurit në telefon për t’u pajtuar lidhur me hasmërinë që kishin më përpara si pasojë e vrasjes së babait të tyre.

Noga i cili mbeti i plagosur në 2002, ka shtuar se atë ditë e kishin lënë për t’u takuar me të pandehurit në bar “Prehistorie”.

“Porositëm diçka për të pirë dhe pritëm ulur në tavolinë rreth 20 min. Kemi parë që jashtë lokalit po vinte për të hyrë brenda në lokal shtetasi Geron Hasanbelli, me telefon në vesh duke folur. Kur ky shtetas ka qenë rreth 3 metër pa hyrë në lokal, kur nga krahu i kundërt i lokalit ka dalë shtetasi Erion Hasanbelli duke qëlluar drejt nesh me armë zjarri.

Unë kam marrë një plumb në bark dhe jam plagosur në fytyrë nga xhami i lokalit. Në këtë moment kam parë dhe dëgjuar Geron Hasanbellin që erdhi tek dera e lokalit dhe kapi Erionin nga krahu i majtë duke i thënë “Hajde ikim se i vramë”, dhe i kam parë nga xhami duke u larguar”, është shprehur ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIM NË FAMILJEN SHQIPTARE/ Konflikt për tokën, babai vret me kallash të birin
Previous article E RËNDË/ 7-vjeçari vritet me armë ndërsa po flinte

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA DHE TË SËMURËT KARDIAKË/ Mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

NDRYSHIME NË STEMAT DHE UNIFORMAT E FA/ Qeveria miraton transformimin vizual të ushtrisë shqiptare Aktualitet

NDRYSHIME NË STEMAT DHE UNIFORMAT E FA/ Qeveria miraton transformimin vizual të ushtrisë shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT