• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KISHA PLANIFIKUAR PREJ KOHËSH…”/ Ja çfarë tha në polici i dyshuari i grabitjes me armë
Home
Aktualitet
Kronikë

“E KISHA PLANIFIKUAR PREJ KOHËSH…”/ Ja çfarë tha në polici i dyshuari i grabitjes me armë

6 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Luan Maçi, autori i dyshuar i grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë, fillimisht ka mohuar përfshirjen në ngjarje gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Sipas burimeve hetimore, prova të rëndësishme për dokumentimin e grabitjes janë gjetur në banesën e tij nga efektivët e Komisariatit Nr. 4. Bëhet fjalë për rrobat që ai kishte veshur gjatë grabitjes, të cilat u gjetën brenda në lavatriçe. Pas gjetjes së rrobave, Maçi ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se grabitjen e kishte planifikuar më herët, por ishte trembur pas grabitjes me armë në një bankë në zonën e ish-Parkut disa javë më parë.

“E kisha planifikuar grabitjen prej kohësh. Por pas grabitjes me armë të bankës në zonën e ish-Parkut u frikësova dhe mendova ta shtyja planin për më vonë. Isha i detyruar sepse kam shumë borxhe dhe kam nënën sëmurë, në gjendje shumë të rëndë”, mësohet të ketë thënë ai.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se menjëherë pasi kreu grabitjen, Maçi është larguar fillimisht në këmbë dhe është futur brenda tregut të Medresesë. Më pas ai ka dalë nga ana e pasme e tregut përmes disa rrugicave.

Sipas të njëjtave burime, në një pusetë ai ka fshehur armën e zjarrit që dyshohet se përdori gjatë grabitjes. Më pas ka marrë një taksi dhe është kthyer në banesën e tij. Për të shmangur identifikimin nga policia, ai ka hequr edhe mjekrën, duke shpresuar se do ta kishte më të lehtë të fshihej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GODITJET DO VIJOJNË"/ Irani nis sulme të reja ndaj bazave amerikane në Kuvajt
Previous article PLAGOSJA E 18-VJEÇARES NË SAUK/ Arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT